Pema e festave u vendos  për këtë vit

Si çdo vit edhe këtë fundviti pema e festave është vendosur si gjithmon në të njejtin vend , në sheshin kryesor të qytetit.

Si çdo vit edhe këtë fundviti pema e festave është vendosur si gjithmon në të njejtin vend , në sheshin kryesor të qytetit. 

Por jo vetëm kaq, janë ndezuar edhe dritat në rrugët kryesore + Yjet në të gjithë qendrën e qytetit. 

Gjithashtu këto ditë do shfaqen disa aktivitete kulturore me rastin e festave . Në dt:23 Dhjetor në Qendrën e Kulturës do të ketë aktivitete kulturore.

Pëlqeni në Facebook- bëhu fans/e

https://www.facebook.com/Divjake01

https://www.facebook.com/Divjake01

Pëlqeni në Facebook- bëhu fans/e

Situata pas shirave në disa zona

Pamje nga disa zona te ndrsyhme ne Divjakë - pas shirave.

Bashkia Divjakë Në Gadishmëri të çdo situate emergjente....

Vijon puna per parandalimin e permbytjeve ne zonat e  Bashkisë Divjakës , ekipet e ndihmave po punojnë për hapjen e pritave  në kanale dhe po punojnë duke hapur kanale të reja për të devijuar ujin e tepërt  që vjenë nga kanalet kulluese dhe lumi Shkumbin.

Bashkia Divjakë në gadishmëri të çdo situate emergjente.....

Vijon puna per parandalimin e permbytjeve ne zonat e  Bashkisë Divjakës , ekipet e ndihmave po punojnë për hapjen e pritave  në kanale dhe po punojnë duke hapur kanale të reja për të devijuar ujin e tepërt  që vjenë nga kanalet kulluese dhe lumi Shkumbin. Ne fshatin Germenj , ku si pasoj e rreshjeve te dendura dhe eres jane rrezuar 2 shtylla te tensionit te ulet. Aktualisht po punohet per sistemimin e rrjetit. 

Ne te gjith rrethin e Lushnjes dhe qytetit Divjakë aktualisht situata eshte nen kontroll , te gjith fiderat (32) jane ne pune! 

Kape litarin - lidhe në brez !!  Ulerima e lot ne mes të lumit.

Video nga News 24

Përmbytjet, reagon Rama: Kjo situatë ishte paralajmëruar. Shteti është në këmbë, jemi pranë jush!

Postimi Rames:
Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve që ka përfshirë sidomos Shqipërinë Qëndrore dhe Jugore.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama thekson se situata ishte paralajmëruar.

Ai paralajmëroi se janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Përmbytjet, Peleshi bën thirrjen e fundit për banorët: Largohuni, Vjosa gati të shpërthejë!

Sipas ministrit, me rritjen e nivelit të prurjeve, rrezikon që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.
“Kemi ardhur këtu të Ura e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duhet ta themi se jemi në kufijtë kritikë të nivelit të lumit Vjosë. Por prurjet pritet të rriten. Jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 2015. Parashikohet një situatë shumë kritike, duhet shmangur katastrofa. I bëj thirrje të gjithë banorëve që janë pranë shtratit të lumit të largohen, të largojnë bagëtitë. Po mundohemi ta mbajmë”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministrisë i Bujqësisë, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën në urën e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duke u shprehur se niveli i lumit është pranë pikës kritike, ai tha se prurjet e lumit pritet të rriten.

Ministri Peleshi u bëri apel banorëve që ndodhen pranë shtratit të lumit, përrenjve, apo derdhjes së tyre, që të evakuohen, dhe të largojnë edhe bagëtitë.

Situata e rënduar, Ministria e Brendshme bën apel të fortë: Ja çfarë duhet të bëni

“Evitoni lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet”. Kjo është thirrja që bën Ministria e Brendshme orët e para të këtij mëngjesi, nisur nga situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në këtë fillim muaji.

Nisur nga situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit dhe ditëve në vazhdim të fillim muajit dhjetor, Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Ministria e Brendshme do të njoftojë qytetarët për zonat dhe akset rrugore që paraqesin problematike me përmbytjet dhe kërkon prej tyre angazhim për të përballuar së bashku me solidaritet këto ditë të vështira me reshje.

Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:
• Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj.
• Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
• Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.
• Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
• Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
• Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
• Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
• Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
• Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive.
• Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj.
• Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve.
• Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë.
• Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
• Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave.
Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.
Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

 

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.

Agjencia e parashikimit të motit Meteoalb bën me dije se sonte në mesnatë......

www.divjaka.net

Pas orësh ankthi dhe paniku nga përmbytjet në vend, vjen më në fund një lajm i mirë.

Agjencia e parashikimit të motit Meteoalb bën me dije se sonte në mesnatë pritet pakësim i reshjeve të shiut.

Sipas Metoalb, edhe gjatë ditës së shtunë do të ketë pakësim të reshjeve.

Por reshjet e vrullshme të shiut dhe përmbytjet do të rikthehen në mesnatën e së shtunës, të cilat bëhet me dije se do të vijojnë dhe gjatë ditës së dielë.www.divjaka.net

Braçe ‘çmend’ Bashën: A e njeh një Hakim?! Dita po vjen që …

Teksa eshte gjendur ne mes te te goditjeve te forta ne sallen e Kuvendit per 1 milione dollaret e lobimit kunder Shqiperise permes kompanive off-shore por dhe bemave te tjera, edhe socialisti Braçe ia ka dhene nje te “shtyre” Bashes.

 

Deputeti dhe njekohesisht kryetari i komisionit te Ekonomise Erjon Braçe ka thene sot ne Kuvend se “dividenti i shperndare ka përfunduar në parajse fiskale dhe tani është rikthyer në vend”.Ai i ka drejtuar nje pyetje liderit te opozites per nje emer te cilin tha se pyetja do i behet edhe me e shpeshte.

“Ta pyes sot kryetarin e opozitës, e njeh një “Hakim…” apo jo? Se do vijë shpejt dita që pyetja do bëhet akoma më e shpeshtë dhe përgjigja do jetë flagrante”, tha Braçe, duke e provokuar liderin e PD dhe nxjerre nga “shinat”.

Per kete lideri i PD kerkoi fjalen por Ruci nuk ia dha

Parku kombëtar i Divjakës

Pamje nga Parku

Parku kombëtar i Divjakës vijon të mirpres turistë nga e gjithë bota.

Edhe pse jemi në kohë të ftohta dimri , kjo nuk ka penguar asnjë turist vendas apo të huaj për të shijuar natyrën e bukur të parkut kombëtar Divjakë/Karavasta. 

Parku kombëtar i Divjakës është një nga parqet me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri , ku shquhet për pishat shekullore , pelikanin kaçurrel , dhe shumë bukuri të tjera që po jua lem ti shikoni ju vetë.  www.divjaka.net

Rikonstruksion Shkolla Koli Sako - Lajme

Rikonstruksion Shkolla Koli Sako

Vijon puna për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare Koli Sako në qytetin Divjakë.

Në këtë shkollë po punohet dhe për ndërtimin e libraris së qytetit me kushte moderne. 

www.divjaka.net