A mund ta zgjidhni misterin e një vjedhjeje duke përdorur vetëm një foto?

Inspektori ra në mendime të thella. Nuk kishte gjurmë këmbësh të njerëzve të tjerë në rërë përreth vendit ku kishte qëndruar ulur vajza, përveç gjurmëve të saj.Madje nuk kishte as njerëz të tjerë në afërsi. Doli se vetëm njëri nga vizituesit e rregullt të plazhit mund ta ketë marrë byzylykun. Këta njerëz tani kanë formuar një muri të hollë përreth inspektorit.Ai i shikoi ata dhe brenda momentit e kuptoi se kush mund ta ketë marrë atë. Kështu, a mund ta gjeni ju se kush mund ta ketë vjedhur byzylykun?

Në mënyrë që ta ushtroni trurin, nuk keni nevojë që gjithqysh të punoni me numra.

Nganjëherë, e gjitha çfarë të duhet është një fotografi me një shpjegim të fshehur në të.

Ne në kuize.net ju ftojmë që të provoni ta zgjidhni këtë enigmë të pazakonshme tani, duke e lexuar rrjedhshmërinë e ngjarjes më poshtë:

Ishte një ditë e nxehtë vere dhe një polic detektiv vendosi që të shijonte pak kohën e mirë afër një lumi. Papritmas, ai dëgjoi një vajzë duke qarë.

“Çfarë ka ndodhur?”, e pyeti ai vajzën që po qante. “Të lutem qetësohu dhe më trego çfarë ka ndodhur”, i tha ai vajzës.

“Është lehtë për ty ta thuash”, i tha vajza duke qarë. “Nuk mund ta imagjinosh se sa me vlerë ishte për mua ai byzylyk. Vij këtu çdo ditë. Sot e hoqa byzylykun përderisa po rrezitesha, e vendosa mbi librin që po e lexoja dhe aksidentalisht më mori gjumi. Kur u zgjova byzylyku nuk ishte më aty”, tregoi ajo.

 

Testoni intelegjencen tuaj :)

Cili është rezultati i sakt ?